Celebrities Gossip Showbiz

“Nuk duron fare ai t’i thuash asnjë fjali Kiarës…” Olta nuk i ndal komentet për Luizin!

Ajo është shtëpia më e famshme në Shqipëri dhe padyshim që ngjarjet e krijuara në shtëpinë e Big Brother Vip Albania janë në qendër të vëmendjes. Banorët e BBV2 po përfliten kudo në rrjet, dhe janë kthyer në protagonistët e përditshmërisë sonë, duke transmetuar shumë emocione të forta teksa rrëfejnë historitë e tyre apo edhe gjatë përditshmërisë, konflikteve dhe raporteve me njëri-tjetrin.

E sigurisht që një nga protagonistët e këtij sezoni të BBV është këngëtari Luiz Ejlli. Veçse një banor i shumëpërfolur për energjinë e tij dhe dinamikat që shkakton, Luizi është komentuar gjithashtu pafund në rrjet për situatën që ka krijuar me sëmundjen e tij të supozuar.

Që pas ‘Prime’-t ku ndodhi e gjithë kjo situatë shumica e banorëve i janë vënë kundër, ku njëra prej tyre është edhe Kejvina. Gjatë gjithë këtyre ditëve ironitë dhe debatet kanë vazhduar, por së fundmi në lidhje me këtë situatë është prekur edhe Kiara. Luizi e ka mbrojtur atë në maksimum, detaj që nuk ka ngelur pa u vënë re edhe nga banorët. Në një bisedë me Kristin, Olta është shprehur si më poshtë.

Nuk duron fare ai t’i thuash asnjë fjali Kiarës. Direkt vjen më atakon mua dhe thotë ti je kuçedra. Përpiqet që të m’i vërsuli të gjithë kundër duke thënë –  ti po luan me shpirtrat e këtyre.