Celebrities Magazine Showbiz

Nuk duron dot Salsano Rrapin, aktori i “Portokallisë” i jep fund zërave!

Top Arena është një emision i dedikuar kampionateve më të rëndësishme të futbollit, Kupa e Botës dhe Kampionati Europian i Futbollit. Që prej vitit 2006 Top Channel organizon në verë një emision të dedikuar këtyre eventeve të mëdha të futbollit. Edhe këtë vit gjatë muajve qershor-korrik çdo natë do jemi me TOP ARENA për të ndjekur nga afër Kampionatin Europian EURO 2024 që zhvillohet në Gjermani. Këtë edicion Europiani merr më shumë vlerë për pjesëmarrjen e Kombëtares shqiptare.

Aktori i “Portokallisë” Erdit Asllanaj, ose siç e njohim ndryshe Doktori ka zbuluar më tepër detaje nga jeta personale dhe profesionale. Ndër të tjera ai u ngacmua pak edhe për marrëdhënien me kolegun e tij Salsano Rrapi.

Alesia Bami: A është e vërtetë që ke një të dashur të fshehtë?

Erdit Asllanaj: E pavërtetë, ishte pyetje me spec.

Alesia Bami: Është i lidhur djaii, e them unë.

Erdit Asllanaj: (qesh)

Alesia Bami: A është e vërtetë që se duron Salsanon në Portokalli?

Erdit Asllanaj: 100% e pavërtetë. Kimia jonë nuk mund të thyhet.

Ju rikujtojmë se, në emisionin “Ndryshe” me Salsano Rrapin, Adi Pojanën, Visjan Ukcenaj dhe Edea Demaliaj rubrika e telefonatës kurth është një nga më të ndjekurat dhe më të pëlqyerat. Të shumtë janë personazhet e famshëm që kanë rënë në grackën e tyre, disa e kanë marrë bisedën shumë seriozisht dhe kanë filluar të besojnë gjithçka nga rrengu.

Por këtë herë ishte radha e Julian Dedës, aktor dhe ish-banori i shtëpisë më të famshme në Shqipëri, Big Brother VIP. Ai ishte një nga finalistët e këtij edicioni dhe u rendit në vendin e dytë. Kurthi i bërë nga Edea përfshinte Julin dhe Eglën, ku ai duhet të zgjidhte të bënte një film me të apo jo. Ata do të ishin dy protagonistë, të cilët do të ishin kolegë dhe e urrenin njëri-tjetrin. Më pas, nga urrejtje do të kalonte në dashuri, ku çifti edhe puthej në fund. Gjithashtu, atij iu bë e ditur se ishte i pari që kontaktohej dhe pas aprovimit të tij do të telefonohej edhe Egla.