Moderatorja Kiara Tito gjatë “Dancing With The Stars Fan Club”, ka falenderuar në emër të saj dhe të Luizit të gjithë njerëzit që e kanë uruar për pritjen e ëmbël. Ajo shprehet se është tepër e emocionuar dhe e lumtur që e kanë ndarë këtë moment bashkë me publikun, përmes muzikës. Kiara tregon se kjo është një dhuratë për të gjithë ata që besojnë në dashurinë e saj dhe të Luizit.
Gjatë ditës së djeshme Kiara zbuloi se kishte bërë një ndryshim në pamjen e saj, pasi postoi një foto në “Instastory”, ku duket që i ka prerë dhe errësuar flokët. E menjëherë pas këtij ndryshimi, Kiara duket se ka marrë shumë mesazhe ku e kritikojnë për këtë veprim pasi sipas tyre, nuk duhet t’i presësh flokët gjatë shtatzënisë, të cilave u është përgjigjur:
Po shoh shumë mesazhe të tilla. Kush e thotë këtë? Të presësh flokët në shtatzëni nuk është e ndaluar! T’i presësh ose jo është zgjedhje. Nëse e keni fjalën për gojëdhëna, nuk besoj në gjërat të tilla dhe nuk jam supersticioze. Faleminderit!
Ditën e sotme Luizi duket se është zgjuar me një kërkesë për partneren e tij. Ai i ka kërkuar Kiarës që të bëjnë edhe një djalë dhe ka postuar në “Instastory” një video ku shfaqen duke bërë këtë bisedë dhe duke qeshur.