Diva e muzikës pop Madonna ka një karrierë të gjatë dhe të suksesshme, por një ngjarje e ndodhur tre dekada më parë gati i dha fund karrierës së saj. Ylli 63-vjeçar e ndau historinë gjatë një paraqitjeje në “The Tonight Show Starring Jimmy Fallon”. Ajo zbuloi se performanca e saj ikonike “Like a Virgin” gjatë ndarjes së parë të “MTV Video Music Awards” në vitin 1984 gati i dha fund karrierës së saj.
Madonna ishte vetëm 26 vjeçe atëherë kur u ngjit në skenën e MTV për të performuar këngën hit dhe këpuca i rrëshqiti. Ndërsa ajo u përkul për ta kapur, uli aksidentalisht fustanin e saj duke u ekspozuar nga mbrapa.
Ishin ditët kur nuk duhej të tregoje të pasmet për të pasur një karrierë. Tani është e kundërta.
Madonna kujtoi përfaqësuesit e saj në prapaskenë që e konsideruan karrierën e saj “të mbaruar” pas incidentit.
Nuk doli as e gjithë prapanica! Ishte vetëm një pjesë e saj.
Por pavarësisht frikës së skuadrës së saj të vjetër, karriera e Madonna-s jo vetëm që nuk përfundoi, por lulëzoi më tej. Artistja zbuloi gjithashtu një detaj sa i përket djalit të saj. Ajo u shpreh se David Banda, 16 vjeç, jo vetëm që vesh rrobat e saj, por edhe duket më mirë me to. Ajo i tha prezantuesit Jimmy Fallon:
Ai mund të veshë çdo veshje dhe të duket bukur. Është vërtet irrituese. Ai vesh rrobat e mia dhe duket mirë në to. Ai madje mund të veshë një fustan dhe të duket mirë.
Ndërkaq, Madonna ka zbuluar se ajo po bën regjinë për filmin e saj, për veten e saj, në një përpjekje për të ndaluar që “burrat mizogjenë” ta godasin atë. 63-vjeçarja aktualisht është duke punuar në një biografi të gjatë për jetën dhe karrierën e saj në industrinë e muzikës.