Celebrities Gossip Showbiz

“Nuk dua t’ju lë në pritje por…”/Kiara Tito konfirmon rikthimin në ekran!

Moderatorja e njohur dhe ish-banorja e shtëpisë së BBV2, Kiara Tito ka gjetur pak kohë ditën e sotme për t’ju përgjigjur pyetjeve të ndjekësve të shumtë në rrjetin e saj social Instagram. Në mesin e shumë pyetjeve dhe përgjigjeve në “Ask me a Question” që ajo zhvilloi, u zbulua edhe rikthimi i saj në sezonin e ardhshëm në ekran.

“Po”- ishte përgjigjia e saj teksa u pyet se nëse do rikthehet sezonin e ri në ekran, mirëpo nuk zgjodhi të zbulonte më shumë detaje.

Më pas ajo u pyet edhe për shkëputjen e bërë në rrjetet sociale, që sipas Kiarës, e gjitha varet nga sjellja e vajzës, Lunës.

Nuk jam tërhequr, ka ditë që jam aktive dhe ka ditë që jam më pak aktive, si një mami e re besoj më kuptoni që dita ime është në varësi të bebit. Kohët e fundit Luna ka qenë shumë e grindur. Megjithatë këtu jam gjithmonë, nuk dua t’ju lë në pritje por gjëra shumë të bukura do vijnë në aspektin e karrierës.