Situata e mbrëmshme në “Big Brother VIP” e krijuar nga Luizi vazhdon të mbetet një temë delikate brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri. Pas rrëfimit të tij se vuante nga një sëmundje e rrallë, mbrëmë gjatë Prime, këngëtari u shpreh se ajo histori nuk është e tij por e një shoku, duke mohuar kështu fjalët që vetë kishte thënë.
Këngëtari tregoi se ka pasur disa simptoma të ngjashme me të mikut të tij ndaj e frikësoi ideja se mund të vuante nga e njëjta sëmundje. Kjo histori ka shokuar deri më tani gjithë banorët dhe opinionin publik.
E mbase më shumë se gjithë të tjerët brenda asaj shtëpie, kjo temë ka prekur Kiarën, të cilës ai i rrëfeu së pari këtë histori. Teksa të gjithë banorët duket se e kanë vënë me shpatulla pas murit, Luizi ka tentuar disa herë të flasë dhe të sqarojë moderatoren.
Gjatë bisedës së tyre, ai shprehet se ka një arsye të fortë përse e bëri këtë gjë, e cila nuk mund të thuhet në atë ambient dhe në ato rrethana. Pavarësisht këmbënguljes së tij, Kiara nga ana tjetër shprehet e vendosur për të shkëputur çdo kontakt mes tyre.