Celebrities Fashion Showbiz

“Nuk donte të ishte aty”, modelja e Victoria’s Secret ka një përgjigje epike për ata që kritikuan ecjen e saj në pasarelë!

Një modele e Victoria’s Secret u bë virale në internet për mënyrën se si eci në pasarelën e shfaqjes së famshme të modës. Përdoruesit në rrjetet sociale thanë se ajo dha minimumin gjatë paraqitjes së saj.

Spektakli i Victoria’s Secret u rikthye pas më shumë se pesë vjetësh pauzë, duke krijuar kështu diskutime të shumta për rikthimin e fuqishëm. Shumë persona kritikuan modelen Mika Schneider për mënyrën se si eci në pasarelë, duke thënë se ajo dukej sikur “nuk donte të ishte aty”.

Një moment i saj i pasarelës, u bë viral në internet duke marrë një mori komentesh negative në lidhje me ecjen e saj. Por, siç duket komentet nuk e kanë mërzitur atë aspak.

Ajo reagoi ndaj këtyre kritikave, duke publikuar një video në Instagram, teksa iu përgjigj specifikisht një përdoruesi. Modelja rikrijoi ecjen e saj në pasarelë dhe po ashtu veshi një bluzë me akronimin ‘IDGAF’, që do të thotë se nuk ia ndien fare. Poshtë videos, ajo shkroi:

Faleminderit Victoria’s Secret që na lejove të tregojmë dhe të përqafojmë sjelljet tona. Ju premtoj që nuk jam vajzë e ligë.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Mika / 美佳 (@mikaschndr)