Që prej konfirmimit të shtatzënisë së saj, mediat nuk kanë ndaluar së foluri rreth miliarderes 24 vjeçare, Kylie Jenner. Ajo njihet për dashurinë që ka ndaj fëmijëve dhe sigurisht të bijës së saj por këtë ajo e ka lidhur me biznesin.
https://www.instagram.com/p/CUNu1ZADeay/?utm_source=ig_web_copy_link
Kylie Jenner ka publikuar klipin promovues të linjës së saj më të re, produkteve për kujdesin e lëkurës së fëmijëve, “Kylie Baby by Kylie Jenner” ku në të cilën shfaqet së bashku me të bijën, Stormi. Ajo është shprehur se është frymëzuar nga vajza e saj për këtë linjë dhe ka dhënë garanci për produktet e saj pasi janë testuar dhe miratuar më parë, madje dhe nga vetë Stormi.
Gjithsesi, përpos klipit magjepsës që Kylie na serviri, ajo që na tërhoqi vëmendjen duke na bërë shumë krenarë ishte fustani që kishte veshur. Ishte një punim nga stilisti shqiptar, Valdrin Sahiti.
Sigurisht që ky ishte një lajm që na gëzoi pa masë, por pasi e pamë shumë herë videon, vumë re se fustani dukej si i njohur dhe i parë më parë.
Pas disa kërkimesh rezultoi se këtë e ka veshur modelja, Adrola Dushi në ‘photoshoot-in’ e koleksionit të Valdrinit.
Duhet të pranojmë se të dyja vajzat duken shumë të bukura me këtë fustan.