Së fundmi reperja e njohur Cardi B ka hequr thuajse të gjithë mbushësit në zonën e të pasmeve të saj. Artistja madje paralajmëroi vajzat e rejat që t’i rezistojnë tundimin për të injektuar në trup gjëra të tilla dhe të sigurohen që të gjitha parametrat e organizmit janë në rregull nga një mjek profesionist përpara se të vazhdojnë me procedurën kozmetike.
Cardi rrëfeu se 95% e injeksioneve dhjamore janë hequr nga të pasmet e saj duke u shprehur:
Në gusht bëra një ndërhyrje kirurgjikale dhe hoqa 95% të biopolimerëve… nëse nuk e dini ç’janë, janë injeksione në të pasme. Ishte një proces i çmendur. Ajo që do të them është që nëse jeni të reja, 19, 20, 21 vjeçe dhe mendoni ‘duhet të injektoj dhjamë në vithe’ dhe më pas zgjidhni injeksionet, mos e bëni! Nëse doktori ju thotë që parametrat në gjak janë të ulëta, keni diabet apo diçka, mos e bëni.
Rikujtojmë se së fundmi Cardi B tha se ka fituar 1 milion dollarë për një performancë në një event privat, duke u kërkuar kritikuesve që ‘ta kenë parasysh’ kur flasin për të. Cardi u tha 26 milionë ndjekësve të saj në Twitter se fitoi “1 milion dollarë për të performuar në një event privat të bankierëve elitar, për 400 njerëz dhe vetëm për 35 minuta”.