Dojna Mema është një ndër moderatoret me të mira shqiptare, e cila ka bërë disa emisione që publikut i kanë tërhequr vëmendjen. Dojnën kemi nje vit që nuk e shikojmë në televizion dhe arsyeja është që ajo u bë nënë dhe kohën e saj ia ka kushtuar djalit.
Para pak orëve ajo ka postuar një foto në Instagramin e saj, një postim ku duket vetëm fytyra e moderatores dhe është pa make-up dhe pa filtra. Ajo poshtë fotos ka shkruar:
Para disa vitesh nuk do të kisha postuar kurrë foto të tilla. Asnjëherë nga aq afër! Secili prej nesh ka pasiguritë e veta dhe kjo s’ka të bëjë kurrë se sa e bukur dukesh në sytë e të tjerëve, po si ndihesh ti para pasqyrës, në mëngjes, kur ende nuk ke fshehur pasiguritë e tua me make-up. Kur të fotografojnë kaq afër ndihesh e zhveshur, sikur të gjitha mendimet e tua mund të lexohen në sy e në çdo pore lëkure, por kjo s’më tremb më sepse sot ndihem mirë. Sot shoh të bukurën kudo e s’do të ndryshoja asgjë. Secili prej nesh është aty ku duhet të jetë për një arsye shumë më të madhe.
View this post on Instagram
Moderatoja e njohur i ka dhënë një këshillë të gjithave vajzave që mos të përdorin make-up ose filtra por ta pranojnë veten e tyre si janë dhe mos të kenë ndrojtje për fytyrën e tyre.