“Më lër të flas” është një nga programet më të ndjekura të Top Channel , i cili moderohet nga Romeo dhe Donald Veshaj dhe deri më tani ka realizuar me sukses dy sezone me shikueshmëri mjaft të lartë. Me një larmishmëri temash, të ftuar VIP, lojërash dhe performancash në studio, ‘Më lër të flas’ sjell alternativën më të mirë për të kaluar disa momente me të qeshura, energji dhe situata që nuk i keni parë në asnjë program tjetër televiziv.
Ky program rikthehet me një sezon tjetër televiziv më shpejt se sa mund ta mendonim. Faqja zyrtare e “Më lër të flas” në Instagram ka publikuar trailer-in e ri dhe duket se ka ndodhur ajo që nuk pritej. Këtë herë binjakët nuk do të jenë më së bashku, pasi ka qenë vetë Romeo që ka lajmëruar se do të jetë vetëm si moderator. Emisioni fillon nga data 24 Mars dhe do të jetë pranë ekranit tuaj çdo të premte.
Vetëm pak më parë Donaldi ka shpërndarë promon e emisionit në Instastoryn e tij dhe ka shkruar disa fjalë mbështetëse për Romeon me fillimin e sezonit të ri, ku mesa kuptohet edhe vetë Donaldi pohon se nuk do të jetë këtë sezon.
Suksese maj bradhër (vëllai im), por nuk e ke të gjatë
Të gjithë i mbajmë mend këngët e dashurisë që Donald Veshaj ia kushtoi Bora Zemanit në bashkëpunim me Elgitin, vitin e kaluar gjatë periudhës së “Big Brother Vip 1”. Kënga “TL” (Toxic Love) ishte më e pëlqyera nga publiku dhe në krye të klasifikimeve muzikore. E së fundmi, teksa Donaldi do të marrë një kohë pauzë nga bota televizive, duket se Elgiti ka një surprizë për të gjithë, pasi me postimin e fundit ka lajmëruar se do të sjellë pjesën e dytë të këngës, duke na treguar kështu edhe pak prej saj. “TL2” do të publikohet së shpejti dhe të gjithë duket se mezi janë duke e pritur.