Celebrities Gossip Showbiz

Nuk do të heqin kurrë dorë nga titujt mbretërorë?! Deklarata e fundit e Princ Harry nxit dyshimet!

Princi Harry ka lënë të kuptohet se ai dhe gruaja e tij, Meghan Markle nuk do të heqin dorë kurrë nga titujt e tyre mbretërorë, ndërsa pyeti ‘çfarë ndryshimi do të bënte’. Kur Duka dhe Dukesha e Sussex-it njoftuan se po largoheshin nga monarkia dhe po transferoheshin në Amerikë në fillim të vitit 2020, shumë njerëz u kërkuan atyre që të hiqnin dorë nga titujt e tyre mbretërorë.

Këto kërkesa janë bërë gjithnjë e më të forta në vitet që pasuan, gjatë të cilave Harry dhe Meghan kanë nisur sulme të shumta ndaj familjes mbretërore, duke filluar me intervistën e tyre ndezëse me Oprah dhe duke vazhduar me paraqitje të tjera televizive, një dokumentar në Netflix dhe publikimin e bombës së Harry-t, kujtimet të cilat ai i ka promovuar në një seri intervistash në transmetim.

Më shumë se dy vjet më vonë, një sondazh zbuloi në dhjetor se 98 përqind e pjesëmarrësve duan që çiftit t’i hiqen titujt e Dukës dhe Dukeshës së Sussex-it, veçanërisht në mes të dokumentarëve në Netflix të çiftit, të cilat u shfaqën premierë muajin e kaluar dhe përfshinte disa akuza shpërthyese për kohën e tyre si anëtarë të familjes mbretërore.

Por tani, Princi, 38 vjeç, ka adresuar pyetjen rreth titujve mbretërorë të tij dhe të gruas së tij gjatë një interviste të re, duke sugjeruar që dyshja nuk do të heqë dorë kurrë nga statusi i tyre si Dukë dhe Dukeshë sepse ai nuk besoj se do të bënte një ndryshim.