Ndryshimi më i ri i këngëtares Selena Gomez, u bë viral me anë të një fotoje të publikuar në faqen zyrtare të “Rare Beauty”, kompania kozmetike e krijuar nga vetë ajo.
Në foto, 28 vjeçarja, shfaqej rrëzëllitëse dhe tepër joshëse, duket se këngëtarja i është ribashkuar grupit të biondeve.
Selena e kishte shprehur që në Shkurt, dëshirën e saj për t’iu rikthyer ngjyrës së verdhë, por nuk e mendonim se do të ishte kaq afër.
Ky ndryshim dramatik sjell shumë dyshime dhe pyetje…
Mos vallë Gomez po përpiqet t’i bëjë ‘diss’ Hailey Bieber?!
Kujtojmë se, Hailey është bashkëshortja e Justin Bieber, ku ky i fundit ka qenë në një romancë me Selena Gomez përreth 8 vite.
Historia e tyre e dashurisë, mori fund përfundimisht me martesën e Justin dhe Hailey, nga e cila Selena mbeti shumë e lënduar.