Don Xhoni është padiskutim një nga reperët më të përfolur të momentit. Vetëm pak kohë nga nisja e karrierës së tij dhe ai ka arritur të fitojë zemrat e ndjekësve. Këngët e tij numërojnë miliona klikime duke e bërë kështu reperin shumë të pëlqyer nga ndjekësit.
Para një muaji ai ka sjellë një surprizë për dashamirësit e tij e padyshim përpos këngës, ajo që tërhoqi shumë vëmendje është videoklipi ku shfaqet ish- e dashura e tij ruse, Ariana. Jo vetëm fakti se dyshja u shfaqën më të afërt se kurrë në disa prej skenave, por modelja shtoi dyshimet se mund të ishte martuar me Don Xhonin pasi tregoi se kishte bërë tatuazh në dorën e saj ‘Mrs. Isufi’ (Zonja Isufi, mbiemri i reperit) dhe në gishtin e martesës mbante dy unaza floriri.
Por, mesa duket të gjitha këto kanë qenë një lojë për të fituar sa më shumë klikime nga kënga, pasi vetëm kur Ariana është pyetur në ‘Ask’ nga ndjekësit e saj nëse është e martuar me Don Xhonin, ajo e ka mohuar këtë gjë, madje u shpreh se ata janë ndarë.
Megjithatë, duket se për modelen, reperi do të jetë i paharruar pasi vetëm pak më parë teksa ka treguar se po ‘gdhend’ një tatuazh në trupin e saj, në sfond dëgjohet kënga e artistit ku vetë ajo është protagoniste.
Kjo verë nuk përfundoi me kaq për Don Xhonin, i cili vetëm dy javë më parë publikoi ‘A m’don’ që ka arritur plot 10 milion klikime duke rezultuar kështu një super sukses edhe pse jo në bashkëpunim si shumë prej artistëve të tjerë.