Celebrities Film & Tv Showbiz

Nuk do ta besoni transformimin e aktores së njohur për rolin e saj të ri!

Një transformim i madh i ka ndodhur aktores së njohur Renée Zellweger. Ajo u fotografua në xhirimet e serisë së saj të ardhshme televizive “The Thing About Pam” dhe duhet thënë se dukej shumë ndryshe. Ylli i Hollywood-it, 52 vjeçe, u fotografua në New Orleans të hënën teksa shëtiste së bashku me të dashurin, Ant Anstead.

Zellweger, e cila luan rolin e vrasëses Pam Hupp në serial, bëri xhiron e rrjetit kur u shfaqën fotografitë të publikuara, ku ajo u pa e veshur me një kostum të ngjashëm dhe një model flokësh ndryshe. Në serialin e ri të NBC, Zellweger portretizon 62-vjeçaren nga Misuri, e cila aktualisht po vuan një dënim të përjetshëm me burg për vrasjen e Louis Gumpenberger. Aktorja ka treguar mbi rolin e saj:

Ajo është famëkeqe, jo e famshme. Unë thjesht do ta mbaj kokën ulur dhe do të bëj punën time, do të përpiqem të hulumtoj lloje të ndryshme të personalitetit dhe të përpiqem ta kuptoj plotësisht. Sido që të jetë, do të jetë interesante dhe ka shumë për të mësuar.

Ndërkohë, mediat raportuan se Zellweger dhe Anstead filluan të dilnin me njëri-tjetrin në 24 qershor – vetëm disa ditë pasi u përhap lajmi se ai kishte finalizuar divorcin me yllin e “Flip or Flop”, Christina Haack.

Dyshja thuhet se u takua ndërsa ylli i “Bridget Jones’s Diary” ishte duke filmuar një episod të serisë së ardhshme të Anstead “Discovery + “Celebrity IOU Joyride”, sipas “TMZ”. Një burim pranë çiftit është shprehur se:

Ndonjëherë dy njerëz thjesht takohen dhe përshtaten me njëri-tjetrin kur koha është e duhur. Renée është krijuese…dhe shpesh kërkon për djem që mendojnë jashtë kornizave. Ajo është e zgjuar, e zhytur në mendime dhe gjithmonë kërkon të zgjerojë horizontet.