Beniada Nishani ishte një nga finalistet e ‘BBV’ dhe një nga personazhet më të dashura për publikun. Pas mbarimit të kësaj eksperience ajo ka vazhduar karrierën e saj, por tani me një vëmendje më të madhe. Prej pak kohësh bukuroshja ka nisur jetesën në Tiranë, për të realizuar projekte te reja, jo tashmë në modeling, por edhe në moderim si bashkëprezantuese në “Procesi Sportiv”, pasi ajo dëshiron që të qëndrojë këtu dhe ta fillojë karrierën e saj edhe në vendin e saj.
Beniada shpesh poston foto nga përditshmëria e saj duke na treguar çdo ditë edhe më shumë rreth vetes së saj. Së fundmi me anë të një Instastory bukuroshja na ka treguar një nga ushqimet e saj të preferuara dhe është një ushqim tradicional shqiptar. Specat e mbushur janë një nga pjatat e preferuara të saj dhe Beni është shprehur se së shpejti do mesoj që ti gatuaj.
Më në fund pas kaq shumë muajsh një nga pjatat e mia të preferuara, speca të mbushura.
Do të mësoj së shpejti ti gatuaj.
Së fundi Beniada ka qenë pjesë e Festivalit të Filmit në Venecia, që u zhvillua para pak ditësh. Ditën e sotme bukuroshja na ka treguar se jo vetëm tani, por që e vogël ka qënë pjesë e festivaleve në Itali dhe ka postuar kështu një foto nga fëmijëria e saj, ku ka marrë pjesë në një festival shkolle dhe shkruan.