Elvana Gjata, e cilësuar si diva e muzikës bashkëkohore shqiptare, ka lajmëruar koncertin e saj madhështor më 22 qershor në stadiumin Air Albania. Artistja e ka përcaktuar koncertin si një lajm me rëndësi të veçantë, dhe këtë event ndër më të rëndësishmit të karrierës së saj.
I menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i fansave, të cilët shprehën shumë entuziast për këtë koncert. Ndërkohë shumë kuriozitet ka edhe për detajet e peformancës në stadiumin Air Albania, si një ndër ambientet me hapësirën më të madhe në Tiranë.
E nga ajo që parashikojmë, kuptohet që do jetë ’flakë’ fare.
E kur të dëgjoni se cilët do t’i bashkangjiten Elvanës në skenë do të jeni edhe më shumë entuziastë. Vetëm pak më parë këngëtarja ka zbuluar emrat e artistëve të ftuar në koncertin që do të organizojë më 22 qershor dhe janë të gjithë artistët me të cilët ajo ka disa bashkëpunime muzikore. Bëhet fjalë për Mc Kresha, Capital T, Ledri Vula, motra e saj Migena, Dhurata Dora, Noizy, Yll Limani, Bardhi dhe Dj Gimmi O.
Por surprizat në këtë koncert nuk do të kenë fund pasi në ‘opening acts’ do të marrin pjesë Luiz Ejlli, Semi Jaupaj dhe Ardit Çuni.