Celebrities Showbiz

Nuk do ta besoni sa shumë janë rritur djemtë e Britney Spears!

Fëmijët e Britney Spears janë rritur tashmë dhe si rrallë herë, ata u shfaqën në një foto të postuar në media sociale. Sean Preston Federline, 16 vjeç dhe Jayden James Federline, 15 vjeç, që këngëtarja i ka me ish-bashkëshortin Kevin Federline, kanë qëndruar larg syve të publikut për një kohë të gjatë.

Drejtori i Përgjithshëm i “Movision Entertainment”, Eddie Morales, postoi një galeri fotografish që shfaqnin Sean dhe Jayden duke buzëqeshur. Krahas fotove ai shkroi:

Gjatë kohëve të dëshpëruara të dish se ke familje, jeta duket e mirë për t’u jetuar. Shikoni nipërit e mi, dikur ishin të vegjël sa duart e mia, tani shikoni sa e bukur është puna e Zotit.

https://www.instagram.com/p/CUqIcKWvTB3/

Vetëm dy javë më parë, Britney ndau një dedikim të rrallë për fëmijët e saj me një mesazh emocionues në Instagram.

Ditëlindjet e djemve të mi ishin javën e kaluar dhe për fat të keq ata po rriten dhe duan të merren me gjërat e tyre… Më duhet t’u kërkoj leje për t’i postuar këto sepse ata janë burra të vegjël jashtëzakonisht të pavarur. 

Rikujtojmë se, avokati i Kevin Federline u shpreh për buletinin kryesor të kësaj jave për “People” se fitorja e Britney-t në gjyq për çështjen e kujdestarisë i jep prioritet tashmë dy djemve të saj, Preston, 16 vjeç dhe Jayden James, 15 vjeç për të marrë pak kohë pushim nga periudha e errët që kaluan dhe ta kompensojnë kohën e humbur pranë mamasë së tyre.

Një burim i afërt i këngëtares u shpreh se ajo fajëson babain e saj si arsyen e vetme që nuk u është gjendur afër tyre, pasi ata jetonin me Federline që nga gushti i vitit 2019. Gjithashtu, Jamie ka pasur një marrëdhënie tepër kaotike me nipërit e tij, sidomos me Sean me të cilin pati një zënkë ku më pas iu ndalua të shihte të dy djemtë.