Programi më i suksesshëm i dashurisë, që ka thyer rekorde shikueshmërie, rikthehet në ekranin e Top Channel nën moderimin e Megi Pojanit. Sezoni i gjashtë televiziv premton një “reality show” suprizues, duke parë interesin e shtuar në audicione të të rinjve.
Sezoni i ri ka nisur mbrëmjen e sotme me moderatoren Megi Pojanin ama me dy opinionistë të rinj dhe që askush nuk e mendonte. Për këtë sezon konkurrentët do të marrin opinione dhe gjykime nga Arjon Muça dhe Zhaklin Lekatari.
View this post on Instagram
E ftuar në episodin e parë të sezonit, Zhaklin Lekatari u shpreh për gjithçka, nga eksperienca si opinioniste e “Big Brother Vip”, deri në projektet me të cilat po merret. Zhaklin do të jetë pjesë e “S’e Kam me Ty” në Top Albania Radio, së bashku me Jonida Aliçkollin.