Së fundmi një përdorues i rrjeteve sociale me ‘sy shqiponjë’ ka zbuluar se çfarë fotoje mban ish-Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump në telefonin e tij si ‘wallpaper’. Në fillim të kësaj jave, Presidenti i 45-të i Shteteve të Bashkuara bashkëpunoi me YouTuber-ët e njohur “Nelk Boys”.
Në një klip të shpërndarë në profilet e tyre përkatëse në Instagram, ata mund të shihen duke i dorëzuar Trump-it një libër bosh, duke pretenduar se ai është plot me ‘arritjet më të mëdha të Kamalës’. Një fotografi e Nelk Boys dhe Trump në bordin e avionit që në momentin e publikimit ka bërë xhiron e mediave sociale – dhe jo për arsyen që mendoni.
Teksa në foto shfaqen të katërt, ai që rrëmbeu vëmendjen ishte telefoni i ndezur iPhone i Donald Trump. Në lidhje me këtë një përdorues u shpreh në rrjetin social X se:
Sigurisht. Fotoja e ‘wallpaper’-it të Trump-it është një fotografi e tij. Jo gruaja e tij, jo fëmijët e tij, as nipërit e mbesat e tij… vetë ai.
Daily Mail vëren se fotografia që manjati i pasurive të patundshme ka përdorur si sfond të pajisjes së tij Apple është bërë më 19 korrik 2019. Vetë fotoja është kapur gjatë një largimi nga lëndina jugore e Shtëpisë së Bardhë përpara se biznesmeni të udhëtonte për në New Jersey për një darkë në Klubin Kombëtar të Golfit Trump në Bedminster.
Më 5 nëntor, mijëra banorë të SHBA-së do të shkojnë në qendrën e tyre lokale të votimit për të hedhur votën e tyre në zgjedhjet e ardhshme presidenciale të vitit 2024. Dhe teksa dita e zgjedhjeve po afrohet gjithnjë e më shumë, kandidatë si Donald Trump, 78 vjeç, dhe zëvendëspresidentja Kamala Harris, 59 vjeç, janë ende duke punuar shumë në përpjekjet e tyre për të nxitur masat drejt kauzës së tyre.