Vesa Luma ka vendosur që këtë vit të jetë më aktive se kurrë në muzikë. Të paktën këtë ka paralajmëruar këngëtarja përmes një postimi të bërë në profilin e saj zyrtar në Instagram.
Artistja, e cila prej disa vitesh u shkëput nga muzika për shkak të zhvendosjes së saj në Zelandën e Re, ka publikuar një fotografi në Instastory, ku ka premtuar se së shpejti do të publikojë këngën e saj më të re. Kjo siç u shpreh ajo, është mënyra e saj për të shpërblyer fansat për të gjithë dashurinë dhe pritjen e tyre. Në postimin e saj, Vesa shprehet:
Çfarë keni për të dëgjuar së shpejti! Nuk do ju lë rehat këtë vit, po ju paralajmëroj, jam kthyer fuqishëm. Do jua shpërblej të gjithë dashurinë dhe pritjen. Ju premtoj!