Lifestyle

Nuk dini të kurseni?! Ja këshillat që keni nevojë…

A ekziston dikush i cili nuk harxhon të paktën një orë në ditë duke menduar rreth financave?! Problemi i financave është shumë i rëndësishëm dhe shqetësues, ndaj, këshillat e mëposhtme do t’jua zgjidhin sadopak këtë çështje.

1.       Vendosni qëllime të vogla

Niseni me një qëllim. Pasi vendosni një qëllim, ju e dini tepër mirë se ku të përqëndroheni. Vendosini vetes qëllime më të vogla, në mënyrë që më pas të arrini edhe ato më të mëdha. Për shembull, kurseni nga pak çdo muaj dimri, e më pas do të shikoni që keni arritur të mblidhni paratë që ju duhen për pushimet verore.

2.       Mos gënjeni veten

Nuk është aspak ide e mirë të gënjeni veten për çdo çështje, duke përfshirë edhe atë ekonomike. Mos i thoni vetes se po harxhoni më tepër para seç duhet, pasi do t’i zëvëndësoni së shpejti. Ju e dini mjaft mirë, që kjo gjë s’do të ndodhë. Ndaj bëni mirë të mos e gënjeni veten dhe të qëndroni me këmbë në tokë.

3.       Bëni gjithnjë një plan B

Ju duhet patjetër të krijoni një plan B për sa u përket financave. Sugjerohet të mbani disa para veç për shkollimin, për një problem shëndetësor të mundshëm, apo për gjithçka tjetër që mund të dalë papritur. Është mirë të mendoni gjithnjë në mënyrë afatgjate kur bëhet fjalë për financat.