Love & Sex

Nuk dini si të dukeni më interesante në bisedat me fiksimin? Ju tregojmë disa mënyra që do t’ju ndihmojnë…

Dr. Dominik Samuels shprehet se:

Është shumë normale të ndihesh në ankth kur shkëmben mesazhe me dikë që pëlqen. Gjithmonë ndihemi të rrezikuar nga risku i refuzimit. Trupi jonë nuk di si të bëjë dallimin midis një kërcënimi fizik dhe atij emocional, prandaj gjatë kohës që presim përgjigje ndihemi si të riskuar. Në momentin që hedh sytë na telefoni dhe sheh që ai/ajo po shkruan, frika rritet.

Lajmi i mirë është që ka mënyra se si ta menaxhojmë këtë ankth që na kaplon. Kështuqë merrni frymë thellë dhe mbani këto taktika në mendje herën tjetër që i shkruani fiksimit.

Kontrolloni veten

Dr. Sammuel sugjeron para se të nisni një bisedë, fillimisht sigurohuni që është vendi dhe momenti i duhur.

Mos shkëmbeni mesazhe gjatë një mbledhje ose ore mësimore, pasi mund të jeni të stresuar dhe nuk doni të shpërqëndroheni dhe çdo minutë që ju vonojnë përgjigjen do t’ju çmendë. Gjithashtu mos shkruani në momente që jeni të stresuar, si përshembull duke u zënë me një mik ose situata të tjera.

Të bisedosh në të tilla situata, jo vetëm që do t’ju bëja akoma më shumë me ankth, por do ndryshojë dhe tonin me të cilin dërgoni mesazhet dhe kështu nuk do të bëni një përshtypje të mirë. Kështuqë, në vend që të dërgoni mesazhe të nxituara, më mirë prisni derisa të jeni të qetë dhe pozitivë.

Bëni një plan

Psikoterapistja LeslieBeth Wish sugjeron se nëse ndiheni pak në siklet për t’i shkruar fiksimit tuaj, provoni ta shkruani mesazhin njëherë në një draft. Nëse dëshironi mund të shkruani disa të tillë dhe të përzgjidhni se kush ju duket i duhuri. Largohuni për pak dhe pastaj rilexojini.

Mos i lexoni me zë. Mbani mend se personi tjetër nuk po ju dëgjon teksa flisni dhe as tonin e zërit tuaj.

Mund gjithashtu, t’ja tregoni dhe dikujt para se ta dërgoni në mënyrë që të ndiheni më të qetë.

Konsultohuni me një mik

Për çfarë janë miqtë nëse nuk i keni për t’ju ndihmuar në dërgimin e mesazheve flirtuese? Nëse e gjeni veten duke mbimenduar për diçka si e thoni ose çfarë thoni, Dr. Wish ju sugjeron të konsultoheni me dikë që ju i besoni. Ajo këshillon që ju ti tregoni mesazhet që keni ruajtur dhe ata të përzgjedhin të preferuarin e tyre. Ose mund t’i dërgoni me ‘screenshot’ se çfarë do dërgoni dhe ato mund t’ju shtojnë disa gjëra që i mendojnë të rëndësishme.

Merrni një pauzë

Sipas psikoterapistes së licensuar, Kate Deibler është ide e mirë të pyesni veten se cilat janë qëllimet e tua para se të nisni bisedën me fiksimin tuaj. Cili është pikësynimi jot në këtë ‘lidhje’ tuajën?

Një benefit që keni është se nuk është e nevojshme të ktheni menjëherë përgjigje. Edhe pse mund të duket e çuditshme që në mes të një bisede të vononi përgjigjet, të shkruash diçka të mirë ka më shumë rëndësi se koha që merrni për të kthyer. Përdore këtë që bëni personin tjetër të mendojë se ku doni ju ta drejtoni bisedën.

Deibler, gjithashtu këshillon që të jeni në vetdije se si ndiheni gjatë bisedës.

Largoje telefonin

Gjithmonë pasi dërgojmë një mesazh i mbajmë sytë “gozhduar” tek telefoni për të parë përgjigjen, por duke bërë këtë ne vetëm sa shtojmë ankthin tonë. Përpos kësaj mund të ndiheni të frusturar në rast se ai/ajo ka postuar një Instagram story dhe ju nuk ju ka kthyer ende përgjigje. Ja përse Dr. Sammuel rekomandon të mbani telefonin larg në rast se nuk ju kthejnë menjëherë përgjigje.

Mos prisni për ata që t’ju kthejnë përgjigje. Caktoni një afat kohor dhe mos e prekni telefonin deri atëherë.

Shpërqëndro veten

Pesë minutat e pritjes së një përgjigje mund të duken si një orë kur je përqëndruar shumë në bisedë. Kështu nëse mundesh Deibler sugjeron të shpëqëndroni veten me një tjetër aktivitet.

Kur jeni të përfshirë, pritja mund t’ju duket një pafundësi. Të harrosh, qoftë edhe sikur për një moment që po pret një përgjigje mund të jetë një lehtësim i madh.