Cardi B dhe bashkëshorti i saj, reperi Offset u kujdesën që vajza e tyre Kulture të kishte një festë luksoze për ditëlindjen e saj të katërt. Krijuesja e hitit “WAP”, 29 vjeçe, dhe anëtari i Migos, 30 vjeç, i dhuruan vajzës së tyre të vogël një total prej 50 mijë dollarësh në pesë tufa me para.
Babai i saj krenar postoi një video të vajzës së tij të vogël duke pushuar në pjesën e pasme të një makine teksa shfaqte dhuratën e saj ekstravagante për ditëlindjen. Vajza e çiftit të famshëm mbushi katër vjeç më 10 korrik dhe familja festoi me një udhëtim në Candytopia, një muze për fëmijë, sipas mediave të huaja.
Ky nuk është rasti i parë kur çifti i famshëm llaston vogëlushen e tyre me një dhuratë të madhe për ditëlindje. Në korrik të 2020, Offset i dhuroi Kulture çantën e saj rozë ‘Birkin’ me vlerë prej 8 mijë dollarësh për ditëlindjen e saj të dytë.
Cardi kohët e fundit foli për të qenë një nënë praktike në një intervistë për “Vogue Singapore”, duke pranuar se ajo kurrë nuk ka pasur një dado për vajzën e saj. Ajo ka rrëfyer:
Kur foshnja erdhi në jetë, as që mund të mendoja të merrja një dado, sepse kisha frikë se dikush do të ishte pranë saj përveç familjes sime. Nuk kam pasur kurrë dado për Kulture.
Reperja e njohur Cardi B ende ndihet e traumatizuar kur kujton se një nga ish të dashurit e saj i ka vjedhur 20,000 dollarë nga paratë që fitonte si striptiste. Cardi u shpreh në podcastin “Lip Service” se:
Kur isha 20 vjeçe… e thosha kaq shumë: ‘Unë jam 20 vjeçe dhe kam 20,000 dollarë.’ Dhe kjo më bënte të habitesha sepse punova shumë për t’i fituar. Unë shkunda b*thën time shumë fort për ato para.