Taylor Swift nuk di të ndalet pavarësisht suksesit të jashtëzakonshëm të turneut të saj, i cili “theu” të gjitha rekordet e të ardhurave. Ndërkaq, ylli i muzikës pop mund të jetë duke përgatitur hyrjen e saj në botën e Marvel. Rasti ishin momentet nga ndeshja e NFL ku bukuroshja mori pjesë, në shoqërinë e Hugh Jackman dhe Ryan Reynolds, protagonistë të “Deadpool 3”.
https://twitter.com/DeadpoolUpdate/status/1708641794613739950?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1708641794613739950%7Ctwgr%5E6b0a4dd2463bc8a4b041ae5835bd815fd49405d0%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fabcnews.al%2Ftaylor-swift-do-te-luaje-ne-deadpool-3%2F
Swift u pa teksa hynte në park me kastin e “Deadpool” dhe “Wolverine” për të parë ndeshjen midis Kansas City Chiefs dhe New York Mets. Thashethemet u ndezën edhe më shumë nga prania e regjisorit të “Deadpool 3”, Sean Levy. Paraqitja e këngëtares fituese të 12 çmimeve Grammy në stadiumin Arrowhead gjatë fundjavës për ndeshjen e Travis Kelce në Kansas City Chiefs kundër Chicago Bears nxiti thashethemet për javë të tëra.
Ndërkaq, studiuesit do të mblidhen në Australi për një konference treditore rreth superyllit muzikant Taylor Swift. Këngëtarja tashmë është subjekt i kurseve universitare në SHBA dhe “Swiftposium” do të jetë konferenca e parë akademike ndërkombëtare në botë për ta studiuar dhe diskutuar atë. Konferenca do të shqyrtojë ndikimin që këngëtarja ka pasur në gjithçka, nga industria e muzikës tek kultura dhe biznesi.