Celebrities Gossip Music Showbiz

Nuk di të ndalet, Dua Lipa vjen me suksesin e radhës!

Kënga “Physical,” e Dua Lipa-s, pjesë e albumit të dytë “Future Nostalgia,” ka arritur mbi një miliard dëgjime në platformën muzikore Spotify. Kjo arritje e shënon “Physical” si këngën e saj të dhjetë që arrin këtë sukses të jashtëzakonshëm.

E lumtur me këtë arritje, Dua ndau me ndjekësit e saj në InstaStory një njoftim të veçantë nga faqja e saj e fansave, duke theksuar me krenari këtë sukses të ri në karrierën e saj. Për artistët, arritja e një miliard dëgjimeve në Spotify është një moment i rëndësishëm dhe për Dua Lipën, kjo është dëshmi e popullaritetit të saj të vazhdueshëm dhe mbështetjes së madhe nga fansat në mbarë botën.

Dua Lipa mban statistika të jashtëzakonshme në Spotify, me pesë këngë që kanë kaluar dy miliardë dëgjime secila: “Don’t Start Now,” “One Kiss,” “New Rules,” “Levitating,” dhe “Cold Heart (PNAU Remix)”.

Përveç kësaj, pesë këngë të tjera të saj kanë kaluar tashmë një miliard dëgjime, duke përfshirë “Scared To Be Lonely,” “IDGAF,” “Break My Heart,” “No Lie,” dhe tani, “Physical”.

Ky sukses i jashtëzakonshëm e bën artisten me origjinë nga Kosova një prej këngëtareve më të dëgjuara femra në historinë e Spotify. Ylli i muzikës pop vazhdon të vendosë standarde të larta në industrinë muzikore dhe të lërë gjurmë të pashlyeshme në histori.

Dua Lipa po rinovon bodrumin e shtëpisë së saj luksoze në Londër, pas një beteje të gjatë me komunën. Këngëtarja ka filluar tashmë gërmimet nën shtëpi dhe shkatërrimin e katit të parë. Ylli i muzikës e bleu pronën për 6.75 milionë funte (7.95 milionë euro) në Londër në janar të vitit 2020 por mendohet se nuk ka hyrë asnjëherë në të.

Në tetor 2021, Dua aplikoi në komunën lokale për një zgjatje në katin e parë dhe një bodrum me studio muzikore, pishinë, palestër, kinema dhe zonë relaksi. Në mars të këtij viti, komuna më në fund dha dritën e gjelbër por vendosi kushte të rrepta sipas një marrëveshjeje të Seksionit 106 pasi ndërtimi do të kishte një ndikim kaq të rëndësishëm mbi banorët lokalë.