Vajza e Johnny Depp, Lily-Rose, ka treguar së fundmi në një intervistë për revistën Elle arsyen se pse nuk bëri asnjë deklaratë gjatë gjyqit të babait të saj me ish bashkëshorten e tij Amber Heard. Shumë përdorues të mediave sociale e kritikuan atë që nuk e shprehu publikisht mbështetjen për aktorin e famshëm hollivudian. Bukuroshja u shpreh se:
Diçka që duhet të jetë private, papritmas u bë publike. Mendova se duhej të kem të drejtën ta ruaj atë privatësi. Nuk jam këtu për të folur për askënd.
Më pas, Lily-Rose ka shpjeguar se çfarë e ka shqetësuar më së shumti.
Gjatë karrierës time, njerëzit janë përpjekur të më identifikojnë sipas meshkujve në jetën time, qofshin anëtarët e familjes apo partnerët romantikë.
23-vjeçarja ka shtuar se është e vetëdijshme se është e privilegjuar, sepse ka pasur një fëmijëri që shumëkush vetëm mund ta ëndërrojë.
Babai dhe nëna ime na kanë mbrojtur mua dhe vëllanë tim, Jack, sa më shumë që ishte e mundur. Ata na mësuan se privatësia është diçka e rëndësishme për t’u mbrojtur.
Lily-Rose dhe Jack janë fëmijët e Depp dhe aktores Vanessa Paradis, me të cilën aktori hollivudian ishte në lidhje nga viti 1998 deri në vitin 2012. Lily Rose Depp dalëngadalë po fiton njohje në botën e kinemasë. Tani të gjithë po flasin për të në Hollywood. Të gjithë e dinë që talenti i saj në aktrim është shumë i afërt me atë të babait, edhe ai vetë ndihet krenar që e ka vajzë.
Lily Rose Depp luajti për herë të parë së bashku me të atin në komedinë “Yoga Hosers” në 2014, në 2016 Isadora Duncan në “Planetarium” dhe në 2019 “Mbreti”, ndërsa u nominua për “César Awards”. Ajo është një aktore që përveç lidhjeve të të atit, ka një talent të mirëfilltë aktrimi, është një perëndeshë e ekranit dhe kjo është parë që në moshë shumë të vogël.