Big Brother Vip Albania është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik. Këtë vit synimet janë akoma më të mëdha ndërsa shtëpia është më mbresëlënëse. Prej datës 13 Janar në Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP 3”. Një reality show, i cili që në natën e parë të spektaklit arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm. Dinamikat në shtëpinë e “Big Brother VIP” ndryshojnë në çdo moment.
Banorët të cilët kanë nisur këtë rrugëtim jo vetëm që kanë filluar të krijojnë aleancat e para por kanë arritur edhe të kenë ‘territorin’ e tyre dhe të tregojnë se si ata kanë zgjedhur ta luajnë lojën. Pavarësisht se është ende fillimi i qëndrimit brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri ka pasur shumë momente të bukura mes tyre por sigurisht nuk kanë munguar as zënkat dhe debatet.
Big Brother Vip Albania është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik. Këtë vit synimet janë akoma më të mëdha ndërsa shtëpia është më mbresëlënëse. Ndërkohë, i ftuar në “Big Brother Radio” ishte Alfio Rrotani. I eleminuar disa ditë më parë nga “BBV3”, Alfio përshkroi këtë eksperiencë të veçantë, teksa komentoi banorët e shtëpisë dhe raportet e krijuara deri tani.
Nuk u surprizova për Julin, vazhdoj të bëj tifo për Julin. Sa i përket Ilnisës u surprizova… Juli është padiskutim një nga të preferuarit e mi, nga më pak të preferuarit, Ilnisa…
Nuk besoj te dashuria e tyre. Besoj që është bërë për lojën… (Për Meritonin dhe Ilnisën)