Butrint Imeri është një nga këngëtarët që prej vitesh po shijon një sukses të madh falë projekteve të tij muzikore, të cilat pëlqehen shumë dhe numërojnë miliona klikime.
E tashmë vera dhe pushimet kanë mbaruar dhe të gjithë i janë kthyer punës për këtë sezon të ri. Disa prej artistave kanë nisur të publikojnë këngët e tyre të reja e disa ende po punojnë për to. Para pak kohësh me anë të një video të postuar në Instastory, Butrinti na ka treguar se ka gati projektin e ri muzikor dhe ka improvizuar një pjesë nga kënga, ku na ka treguar gjithashtu se do të titullohet “Lejla”. Në fillim Butrinti na lajmëroj se data e publikimit të këngës do të ishte 1 tetor, por nuk arriti dot të publikohej në kohë. Ama më në fund pritja mbaroj dhe me anë të një postimi në Instagram, këngëtari na ka treguar një pjesë të këngës dhe se do të lançohet ditën e enjte në orën 23:59.
Artisti, gjithashtu njihet edhe për miqësinë shumë të mirë që ka me reperin Don Xhoni dhe shpesh e postojnë njëri-tjetrin në rrjete sociale ku nuk i kursejnë fjalët më të mira që tregojnë afrimitetin mes tyre.
‘AM & PM’ quhet dueti mes Butrint Imerit dhe Kidës. E duket se kënga është pëlqyer shumë nga ndjekësit dhe adhuruesit e muzikës së tyre, pasi kënga e tyre ka kaluar 28 milion klikime në platformën YouTube, duke u renditur kështu në një nga këngët më të pëlqyera të sezonit.