Vera tashmë ka ardhur dhe ku ka më mirë se ta shpenzoni në plazh këtë periudhë të nxehtë, apo jo? E, një ‘mik’ i mirë që na shoqëron ditëve me diell është pikërisht kremi i diellit me faktor mbrojtës.
Së bashku me hidratimin adekuat me bazë uji, kremi mbrojtës është aleati më i mirë gjatë kësaj periudhe të vitit, veçanërisht kur shkoni në plazh ose në zona ku është shumë nxehtë. Përveç kësaj, përdorimi i tij është thelbësor për të shmangur dëmtimin dhe plakjen e lëkurës, njollat, alergjitë nga dielli ose në rastin më të keq, ndonjë lloj kanceri të lëkurës. Në këtë mënyrë, ekspertët kanë vënë në dukje se cila është zona ku harroni gjithmonë të aplikoni krem kundër diellit.
Është pikërisht lëkura e qepallave të syrit. Këtë e ka shpjeguar në deklaratat e bëra për ‘HuffPost’ dermatologu i “Schweiger Dermatology Group” në New Jersey, Karan Lal. Ai është shprehur se:
Disa nga kancerët më të këqija të lëkurës që kam parë ndonjëherë kanë qenë në këtë zonë. Operacioni i kancerit të lëkurës në këtë zonë është i komplikuar dhe plagët e të cilit mund të shkaktojnë tharje të syve.
Megjithatë, ai nuk është i vetmi ekspert që ka folur për këtë dhe ka nënvizuar rëndësinë e aplikimit të kremit kundër diellit në këtë zonë të lëkurës, gjë që normalisht është e pazakontë për shumicën e njerëzve. Dermatologia Hardley King, e cila punon në Qendrën Memoriale të Sëmundjeve të Kancerit në New York shpjegoi arsyet pse njerëzit priren të shmangin aplikimin e kremit kundër diellit në këtë zonë të trupit:
Duke qenë një zonë kaq delikate, njerëzit nuk aplikojnë krem, sepse mendojnë se do t’u hyjë në sy.
Megjithatë, qepallat nuk janë e vetmja zonë ku zakonisht nuk aplikohet krem kundër diellit. Duart, si dhe pjesët e tjera të fytyrës si hunda, veshët dhe buzët, janë gjithashtu zona që harrojmë t’i mbrojmë nga ekspozimi në diell.
Disa njerëz nxjerrin kremrat e vitit të kaluar, ndërsa të tjerë shkojnë në dyqane për të blerë të rinj. Por si duhet të veprojmë? A mund ta përdorim kremin e diellit të vitit të kaluar? A ka të njëjtin efekt? Kur blini një krem të ri kundër diellit, etiketa zakonisht thotë se produkti zgjat rreth 12 muaj pas hapjes. Prodhuesit e kremit thonë se SPF mund të përgjysmohet pas një viti. Sipas tyre, kjo ndodh sepse produkti vazhdimisht bie në kontakt me rrezatimin UV, oksigjenin dhe nxehtësinë gjatë verës. Kjo është arsyeja pse locioni bëhet më pak efektiv me kalimin e kohës.
Vera erdhi, sezoni i plazhit sapo ka filluar dhe normalisht që ne kemi nevojë për disa këshilla të cilat janë mjaft të domosdoshme për mënyrën sesi të kujdesemi për veten. Shumica e personave janë adhurues të stinës së verës dhe gjithmonë mundohen që gjithçka ta shijojnë deri në maksimum. Ky sezon konsiderohet gjithashtu edhe si sezoni i çlodhjes dhe i relaksimit pas një viti të gjatë e të ngarkuar. Më poshtë do të gjeni pesë këshilla për t’ju ndihmuar të kujdeseni për veten këtë verë dhe të qëndroni të sigurt dhe të shëndetshëm gjatë gjithë sezonit!