Tech

Nothing konfirmon prodhimin e telefonit të ri!

Themeluesi i Nothing, Carl Pei, sapo ka konfirmuar se një telefon i ri do të prezantohet në vitin 2025. Gjithashtu, ai ka parashtruar planet e kompanisë në lidhje me inteligjencën artificiale. Siç raportohet, qëllimi i Nothing është që të lehtësojë ndërveprimin me shërbimet me Al.

Por, siç thekson Pei, zhvillimi i tij kërkon kohë dhe burime. Disa nga përvojat unike me Al kompania i ka paraqitur në një video, të tilla si një asistent inteligjent i personalizuar i bisedës dhe një ekran që bëhet qendër informimi. Gjithçka e paraqitur në video do të përmirësohet dhe prezantohet gradualisht, duke filluar nga viti i ardhshëm.