Aktualitet

Noterët problematikë, 11 licenca të hequra prej janarit 2024!

22 noterë të ndëshkuar në 8 muajt e parë të vitit. Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja bëri të ditur sot se gjatë periudhës janar-gusht 2024, janë vendosur masa ndaj 22 noterëve të cilët i quajti “problematikë”. Manja vuri në dukje se dikasteri që drejton ka intensifikuar kontrollet në zyrat noteriale, duke realizuar 42 inspektime dhe duke marrë masa ndaj noterëve.

Jemi të përkushtuar për të mbrojtur qytetarët dhe për të siguruar shërbime të ndershme dhe të ligjshme”, u shpreh ministri Manja.

Në periudhën janar-gusht të këtij viti janë hequr 11 licenca, janë kryer 17 marrje arkivash, janë pezulluar katër noterë dhe janë vendosur shtatë masa administrative.