Bota Botë e Çuditshme Gossip

“Nostradamusi i gjallë” Athos Salomé parashikon ‘3 ditë errësirë’…

Athos Salomé, braziliani që njihet ndryshe si “Nostradamusi i gjallë”, parashikon “tre ditë errësirë” për vitin 2024. Parashikuesi thotë se të tjera nga profecitë e tij janë realizuar. Përveç faktit se ka “profetizuar” pandeminë e Covid-it, vdekjen e Mbretëreshës Elizabetë apo rezultatin e kampionatit europian të futbollit, ai pretendon se ka parashikuar edhe sulmet kibernetike në Lojërat Olimpike.

“Për më tepër, paralajmërimet e mia për spiunazhin e korporatave në sektorët e bioteknologjisë dhe shëndetësisë janë realizuar gjithashtu pasi grupet e hakerëve koreano-veriorë Kimsuky dhe Adariel synojnë t’i shënjestrojnë këto industri për të financuar politikat e Kim Jung-un,”-thotë ai. Për periudhën e ardhshme, Athos Salome parashikoi “tre ditë errësirë”, të shkaktuara nga përdorimi i një teknologjie që sic thotë ai, do të ketë efekte shkatërruese mbi botën.

Ndërkaq, Baba Vanga apo siç njihet edhe si Nostradamus i Ballkanit dha një sërë parashikimesh për vitin 2024, ndër të tjerash edhe një atentat ndaj presidentit rus Vladimir Putin. Parashikuesja legjendare vlerësohet se ka paraparë shumë nga ngjarjet më të mëdha në histori, duke duke përfshirë katastrofën e Çernobilit, 11 shtatorin, pandeminë e COVID-19 si dhe vdekjen e Princeshës Diana.

Ndonëse ndërroi jetë në 1996, njerëzit ende ndjekin me përkushtim të madh profecitë e saj. Për vitin 2024 ajo ka parashikuar një sërë eventesh të mëdha duke përfshirë një atentat ndaj presidentit rus Vladimir Putin nga dikush brenda Rusisë. Baba Vanga gjithashtu parashikoi edhe sulme kibernetike, revolucione në teknologji, takimet me alienët apo edhe evente që kanë të bëjnë me alienët si dhe të tjera. Gruaja e verbër mistike, bëri një listë parashikimesh edhe për vitin 2023.