Bota Botë e Çuditshme

Norvegjezi kap një nëndetëse amerikane në vend të një peshku!

Një nëndetëse amerikane me energji bërthamore thuhet se është ngatërruar në një rrjetë peshkimi në brigjet veriore të Norvegjisë. Një anije peshkimi në Tromsø, hodhi rrjetat duke shpresuar për një peshk, por në vend të kësaj, kapiteni Harald Engen “kapi” një nëndetëse. “Ne ishim përsëri në pellgun në Somorja kur na thirri roja bregdetare,”-i tha Engen transmetuesit norvegjez NRK. “Nëndetësja hyri në rrjetën tonë dhe u tërhoq zvarrë dy milje detare në veri në det,”-shtoi 22 vjeçari. Zëdhënësi i Rojës Bregdetare Kenneth Dahl konfirmoi ngjarjen.

“USS Virginia, një nëndetëse sulmi e shpejtë me fuqi nga reaktorët bërthamorë e armatosur me raketa lundrimi, ishte në Tromso si pjesë e një nisme për të frenuar dhe mbrojtur mjedisin gjithnjë e më kompleks të sigurisë në veri”-tha Marina e SHBA në një deklaratë. Helikat e nëndetëses 115 metra të gjatë u ngatërruan në rrjetën e Engen.