E ftuara e dytë në këtë episod të “Më lër të flas” ishte këngëtarja e njohur Nora Istrefi e cila nuk ka dalje të shumta publike sidomos në intervista ndaj dhe kurioziteti për të është i madh dhe sot na ka zbuluar shumë gjëra që nuk dinim rreth artistes.
Fillimisht Nora na tregoi se si është një ditë e saj.
Kaloj shumë kohë dhe me vajzën, tani klasa e dytë me detyra dua të kaloj më shumë kohë me të tani që po rritet. Jam shumë detajiste merrem shumë vetë me projektet e mia, shumë kohë ia kushtoj studios, sidomos tani që ka shumë prurje të reja në industri. Merrem dhe pak me fitnes.
Nora zbuloi për herë të parë “Më lër të flas” se ka marrë ftesë për të qenë pjesë e ‘DWTS’ por ka refuzuar dhe arsyeja është vogëlushja e saj Renee.
Isha e ftuar te ‘DWTS’, unë dua shumë të kërcej. Doja të shkoja në një ‘show’ ku ka vallëzim dhe kur mora ftesën thashë ‘pse nuk më keni ftuar më herët që t’u koordinoja me vajzën, por shpresoj vitin e ardhshëm.
Për herë të parë Nora na zbulon si u mor vendimi për t’u ndarë me Robertin, si e përjetoi artistja dhe a ka mundësi rikthimi mes tyre?
E kemi marrë të dy këtë vendim. Kemi qenë 14 vite bashkë. Kohën më të mirë të jetës e kam kaluar me Robertin. Më ka pëlqyer gjithçka, kam kaluar shumë mirë, por që nuk shkoi ashtu si e kisha parashikuar, lidhja ka pasur shumë kriza dhe disa gjëra kisha pasur qejf t’i mbaja për vete. Mundësi rikthimi është vonë tani. Ka qenë shumë e vështirë, tepër edhe për mua edhe për vajzën. Ka qenë dhe më i vështirë vendimi nuk e përshkruaj dot me fjalë. Tani kemi marrëdhënie korrekte.
A ka diçka të re në jetën personale të Norës?
Për momentin nuk ka asgjë në atë drejtim, prioritet është vajza kur të ketë diçka do t’ju tregoj.
Kur artistja u pyet nëse Roberti do t’i kërkonte rikthim, artistja u shpreh se nuk do të donte t’i përgjigjej kësaj pyetje.
Si është marrëdhënia e Norës me Tunën?
Nuk jemi zënë ndonjëherë, uroj të jetë mirë.