Celebrities Music Showbiz

Noizy njofton për fansat koncertin e tij spektakolar në zemër të Athinës!

Reperi i njohur dhe shumë i dashur për publikun, Noizy ka njoftuar ditën e djeshme koncertin e tij të parë në stadiumin ikonik “AEK” të Athinës, që do të mbahet më 16 nëntor. Ky event pritet të mbledhë mijëra fansa shqiptarë dhe grekë, duke ofruar një natë të mbushur me muzikë live, atmosferë unike dhe momente magjike.

Në njoftimin e tij në rrjetet sociale, Noizy u shpreh se ky do të jetë një spektakël i paharrueshëm dhe ka premtuar që do të japë maksimumin për të krijuar një përvojë të veçantë për të gjithë të pranishmit. Reperi ka lajmëruar për fansat:

Të dashur miq, familjarë, fansa të zjarrte, të gjithë shqiptarët që jetojnë në Greqi. Shqipet po vijnë nga qielli, meqë toka me raste bëhet e vështirë. Në datë 16 Nëntor po vij për herë të parë në stadiumin “AEK” në zemrën e Athinës së bukur, për një festë të paharrueshme dhe një natë spektakolare me plot muzikë Live dhe momente magjike. Dashuri për fansat shqiptarë dhe grekë, ju premtoj që do të jap maksimumin si çdo herë.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by NOIZY OTR (@noizy)