Celebrities Gossip Showbiz

Noizy në burg, Stresi ka një kërkesë direkte për Edi Ramën!

Medi Iseni, personazhi i njohur në TikTok, në një intervistë për Top Channel ka treguar gjithë ç’ka ka  ndodhur në klubin e natës në Pejë, ku është dhunuar brutalisht, së bashku me kunatin e tij. Iseni thotë për Top Channel se ka qenë Arkimed Lushaj, i njohur si Stresi, ai që i ka kërkuar që të shkojë në klubin ku do të përforconte Rigels Rajku, i njohur si Noizy, për të sheshuar konfliktet që kanë pasur më herët mes tyre.

Rigels Rajku (Noizy) dhe Bahtjar Bajraktari (Dj Crax), janë arrestuar në Shëngjin dhe pritet që të ekstradohen drejt Kosovës, ndërsas Arkimed Lushaj (Stresi) është ende në kërkim.

Ditën e sotme Stresi ka bërë një apel publik drejtuar kryeministrit, Edi Rama, duke kërkuar ndihmë për reperin.

Edi Rama, dil fol pak për shokun tonë, sepse është e padrejtë çdo gjë? Kaq kollaj qenka se çohet Albulena i teket asaj për një ngatërresë klubi dhe lëshon urdhër ndërkombëtar

Stresi ka bërë një reagim ndaj ministres së Drejtësisë në Kosovë pasi është shpallur në kërkim. Në reagimin e tij, Stresi shprehet ndaj ministres Haxhiu se do të ishte më mirë të merrej me ekstradimin e trupit të Faton Hajrizit sesa me të e Noizyn.