Në Nju Jork, një automjet hyri në një turmë prej rreth 50 personash gjatë një proteste të “Black Lives Matter” në Manhatan, duke plagosur disa prej tyre. Policia amerikane nuk jep shumë detaje përveç faktit se të lënduarit nuk janë në gjendje të rëndë.
Mediat vendase flasin për 6 të goditur nga makina por nuk ka informacione sa sa prej tyre u dërguan në spital për trajtim të specializuar mjekësor.