Shumë njerëz janë të vetëdijshëm për forcën që fshihet pas një buzëqeshjeje. Dhëmbët e shëndetshëm e të bardhë, përveçse ju dhurojnë një buzëqeshje të bukur, ata gjithashtu ndihmojnë në parandalimin e problemeve dentare, duke përfshirë kavitetet.
Por si t’i parandaloni ato njolla të verdha? Nëse dëshironi të qeshurën e bardhë me perla, duhet të hiqni dorë nga disa ushqime dhe pije. Po, ka disa ushqime që i bëjnë dhëmbët tuaj të duken të verdhë dhe ato janë:
1.Kafe e zezë
Kujt nuk i pëlqen ta fillojë ditën me një kafe ekspres? Por ja një lajm i keq për adhuruesit e kafesë. Kafeja mban vendin e parë në listën e ushqimeve që njollosin dhëmbët tuaj.
2.Çaji
Nëse po mendoni të zëvendësoni konsumimin e kafesë me çaj, atëherë është e kotë. Çaji gjithashtu krijon njolla të shëmtuara në dhëmbë, nëse e konsumoni atë në baza të rregullta. Shmangni çajin e zi dhe zgjidhni çajrat jeshilë, të bardhë ose ndonjë nga çajrat bimorë, të cilët janë gjithashtu më të shëndetshëm.
3.Vera e kuqe
Një gotë verë e kuqe thuhet se ka përfitime të shumta shëndetësore. Por acidet në verë krijojnë njolla të vrazhda, të cilat i zbehin më tej dhëmbët.
4.Coca-Cola
Pijet e gazuara dhe të errëta janë të dëmshme për dhëmbët për shkak të ngjyrës së tyre.
5.Pije të ftohta me akull
Vera pa pije të ngrira? Këto pije të ftohta me akull krijojnë një komplot të përsosur për ngjyruesit ushqimorë që shkaktojnë njolla të dhëmbëve.
6.Duhani
Duhanpirja sjell shumë probleme serioze shëndetësore. Por përveç tyre, duhani shkakton njolla kafe të errëta ose të zeza në dhëmbë, për shkak të djegies së katranit të qymyrit.
7.Salca e sojës
Substancat aromatizuese si salca e sojës kanë gjithashtu këto efekte të padëshiruara te dhëmbët.
Sjellim në vëmendje se aktorja hollivudiane Julia Roberts shkëlqeu në tapetin e kuq në Kanë dhe me buzëqeshjen e saj rrëzëllitëse ajo fitoi edhe njëherë vëmendjen e të gjithëve. Por si ta kemi buzëqeshjen e bardhë identike si të aktores? Ajo që e bën jashtëzakonisht magjepsëse Roberts është shkëlqimi që buron nga buzëqeshja e saj. Një shkëlqim pa asnjë defekt apo të metë.
Një shkëlqim tërheqës që thekson një tjetër element që e karakterizon, simetrinë e dhëmbëve të rreshtuar në mënyrë perfekte. Ndërsa shtrirja e përsosur e dhëmbëve mund të arrihet me përdorimin e aparateve ortodontike, shkëlqimi është një qëllim i arritshëm me një projekt të saktë që kërkon qëndrueshmëri, mjetet e duhura dhe mbështetjen e teknikave të sigurta të zbardhjes.