Ndoshta jo të gjithë synojmë të “kapim” 10 vite jetë, por sigurisht që do të donim ta arrinim moshën e vjetër me shëndet sa më të mirë.
Kërkimet e vazhdueshme të mjekëve dhe ekspertëve të fushës së shëndetit kanë treguar se ka disa zakone që ndikojnë në jetëgjatësinë tonë, të cilat është mire që t’i bëjmë pjesë të përditshmërisë për një shëndet sa më të mirë.
Sipas një studimi vëzhgues të prezantuar në takimin vjetor të Shoqatës Amerikane të Ushqyerjes “NUTRITION”, një konferencë që mbledh së bashku shkencëtarë, studiues, mjekë dhe profesionistë të shëndetit global dhe publik, drejtues dhe përfaqësues kryesorë të industrisë, medias etj.. thuhet se ka disa zakone që mund të zgjasin jetëgjatësinë tuaj deri në 24 vjet.
Nëpërmjet të dhënave nga 700,000 amerikanëve se si zakonet e tyre të shëndetshme ndikuan në jetëgjatësinë e tyre, studiuesit arritën në përfundimin se mënyra se si jetojmë në moshën e mesme luan një rol kyç në sa gjatë jetojmë. Gjetjet treguan se ndjekja e zakoneve deri në moshën 40-vjeçare mund t’i japë një burri 24 vite jetë më shumë në krahasim me ata që nuk kishin adoptuar asnjërën prej tyre, dhe 21 vite më shumë për gratë.
Por cilat janë këto zakone?
Ushtrime fizike- Krahasuar me ata që preferojnë një mënyrë jetese të pasive, ata që ishin fizikisht aktivë dhe ushtroheshin pavarësisht nga intensiteti kishin një rrezik 46% më të ulët të vdekjes nga çdo shkak. Sipas studiuesve, një objektiv i mirë është 150 minuta aktivitet fizik në javë.
Qëndrimi larg duhanit- Në këtë mënyrë ju mund të reduktoni rrezikun e vdekjes me 29% dhe të parandaloni plakjen e parakohshme.
Menaxhimi i stresit- Eliminoni stresin dhe ulni rrezikun e vdekjes me 22% .
Konsumoni shumë ushqime bimore- Nuk ka nevojë të bëheni vegjetarian apo vegan, edhe pse vegjetarianizmi shoqërohet me nivele të ulëta të kolesterolit dhe acidit urik. Dieta mesdhetare ofron më shumë zgjedhje dhe, sipas hulumtimeve, ul rrezikun e vdekjes me 21%. Në fund të fundit, ky është stili ynë i jetesës që mbron nga kanceri.
Alkooli me masë- Studiuesit përcaktuan më shumë se katër gota alkool në ditë si të dëmshme, me shmangien e kësaj frekuence duke reduktuar rrezikun e vdekjes me 19
Gjumi cilësor- Gjumi cilësor dhe i mjaftueshëm garanton që të fryni shumë qirinj në tortë, duke e mbajtur rrezikun e vdekjes 18% më të ulët.
Socializimi- Nëse hezitoni të telefononi miq të vjetër, mendoni përsëri. Madje do të ishte një ide e mirë që të dilni të gjithë së bashku me miqtë tuaj aktualë dhe t’i falënderoni ata që reduktuan rrezikun e vdekjes me 5%. Një rishikim i afro 150 studimeve zbuloi se njerëzit me lidhje të forta sociale kishin 50% më shumë gjasa për jetëgjatësi, pavarësisht nga mosha, gjinia dhe shëndeti i përgjithshëm.