Food & Drink Health & Beauty

Njihuni me ushqimet që duhet të konsumoni për të kuruar njollat e shkaktuara nga aknet!

Shpërthimet e akneve dëmtojnë lëkurën dhe indet nën të. Trupi përpiqet të riparojë këtë dëmtim dhe prodhon kolagjen. Nëse trupi prodhon shumë pak ose shumë kolagjen, shfaqet një shenjë. Industria kozmetike ka gjetur shumë mënyra për të luftuar shenjat e akneve, por mënyra më e lehtë dhe më e natyrshme për ta bërë këtë është të trajtoni veten me disa ushqime të shijshme dhe të shëndetshme.

Ja ushqimet që mund t’ju ndihmojnë:

1.Kungulli

Kungulli është një burim i madh i niacinës, folatit, vitaminave A dhe B dhe zinkut. Niacina dhe folati rrisin qarkullimin e gjakut, përmirësojnë rinovimin e qelizave dhe janë të dobishme në trajtimin e akneve. Farat e kungullit përmbajnë zink, i cili ndihmon në kontrollin e niveleve të hormoneve dhe prodhimit të vajit dhe ndihmon në shërimin e lëkurës. Vitamina A ndihmon në minimizimin e shenjave të akneve.

2.Kale (perime që i përket familjes së lakrës)

Kale është e pasur me vitamina C dhe K dhe është një burim i mirë i bakrit dhe hekurit. Vitaminat, mineralet dhe antioksidantët tek lakra jeshile zvogëlojnë hiperpigmentimin dhe ndihmojnë në barazimin e tonit të lëkurës. Vitamina K punon për të zvogëluar njollat e errëta në lëkurë. Hekuri përshpejton shërimin e shenjave, përfshirë plagët dhe njollat e akneve.

3.Limon

Lëngu i limonit shtrëngon lëkurën e varur dhe lufton njollat. Lëkura e limonit përmban flavonoide që kanë efekte mbrojtëse dhe antikarcinogjene në lëkurën tuaj. Nëse e nisni ditën me një gotë ujë të ngrohtë me lëng limoni ose duke e përdorur atë si salcë në sallatën tuaj, mund t’ju ndihmojë të arrini lëkurë të shëndetshme dhe rrezatuese.

4.Patate e ëmbël

Patatja e ëmbël përmban retinol dhe beta-karoten. Trupi juaj konverton beta-karotenin në vitaminë A. Kjo vitaminë funksionon si një barrierë e lëkurës kundër njollës, inflamacionit dhe poreve të bllokuara, të shkaktuara shpesh nga radikalet e lira. Retinol është një përbërës kyç në shumë produkte bukurie pasi lufton kundër hiperpigmentimit, akneve, vijave të imta dhe shenjave. Në vend që të blini kremra të shtrenjtë, ju mund të shijoni formën origjinale të retinolit duke shtuar patate të ëmbla në ushqimet tuaja.

5.Papaja

Papaja është e pasur me një enzimë tretëse të quajtur papain. Papain ndihmon në eksfolimin e qelizave të vdekura të lëkurës, zhbllokimin e poreve dhe zbehjen e plagëve të akneve. Gjithashtu mban lëkurën tuaj të hidratuar dhe parandalon plasaritjet.

6.Lulelakër

Lulelakra është një burim i madh i vitaminës C dhe një aminoacid i fuqishëm i quajtur histidinë. Histidina mbron lëkurën tuaj nga rrezet e dëmshme ultra violet që mund të përkeqësojnë njollat e errëta. Vitamina C lufton kundër çdo dëmtimi të shkaktuar nga radikalet e lira, ndihmon trupin të thithë hekurin dhe shëron plagët dhe shenjat.

7.Kuinoa

Kuinoa përmban vitaminë B3. Vitamina B3, e njohur edhe si niacinamide, ndihmon në qetësimin e lëkurës së irrituar dhe të dëmtuar për shkak të akneve, ose të ekzemës. “Ecdysteroidet”, një element gjurmë i gjetur në quinoa, ndihmojnë në heqjen e plagëve që janë shfaqur për shkak të akneve. Riparon lëkurën dhe ul mundësinë e irritimit.

Rritja dhe zhvillimi i trupit të njeriut varet shumë nga funksioni i hormoneve. Këto molekula të vogla sinjalizimi janë përgjegjëse për gjendjen shpirtërore, emocionet, sjelljen dhe madje edhe pamjen tonë. Në këtë link ju sjellim disa nga simptomat më të zakonshme të çekuilibrit hormonal që mund të ndikojnë në pamjen tuaj.