Të gjithë e dimë se uhqimet e pasura me fibra janë aleatë të shkëlqyeshëm për shëndetin tonë. Ata ulin kolesterolin dhe sheqerin në gjak, nxisin funksionimin e mirë të zorrëve dhe na ndihmojnë të kthehemi në formë. Ja se si të mbusheni me fibra duke konsumuar ushqime që përmbajnë më shumë.
Misri
Është një burim i shkëlqyer natyror i fibrave. Nuk është rastësi që rekomandohet veçanërisht për ata që vuajnë nga një bark i fryrë dhe një zorrë e ngadaltë. Është energjik, në sajë të përmbajtjes së fosforit, hekurit dhe vitaminës së çmuar A. Së fundmi ka vetitë anti-inflamatore dhe është pa gluten.
Bishtajoret
Kanë shumë pak kalori dhe kanë një sasi të lartë të fibrave. Më të mirat nga ky këndvështrim janë fasulet, të cilat duhet të konsumohen me lëvozhgën për të luftuar diabetin dhe obezitetin. Merrini ato me drithëra, për të rritur sasinë e fibrave të marra, ose me perime me gjethe jeshile, për t’u mbushur me hekurin.
Karrota
Janë të shkëlqyera, si të gatuara, edhe të pagatuara ato ofrojnë shumë fibra. Konsumojini ato para një vakti të bazuar në yndyrna dhe karbohidrate, për të zvogëluar thithjen e sheqerit në gjak. Ato janë të shkëlqyera për reduktimin e kolesterolit, forcimin e sistemit imunitar dhe mbrojtjen e lëkurës nga rrezet e diellit gjatë verës.
Qepët
Përmbajnë fibra me cilësi të lartë, rreth 2 gram secila. Duke e konsumuar atë ju do të mbusheni me inulin, një fibër e tretshme në ujë që nxit mirëqenien e zorrëve dhe ul nivelet e kolesterolit në gjak.
Bajamet
Janë ideale për ata që janë në dietë dhe duan të humbin disa kile. Ato janë të pasura me fibra, mbajnë nën kontroll tensionin e gjakut dhe zvogëlojnë thithjen e yndyrës. Plus, në sajë të magnezit dhe kaliumit, ato reduktojnë urinë.
Tërshëra
Është një nga drithërat me shumë cilësi dhe është një burim i shkëlqyeshëm i fibrave. Ato që e bëjnë këtë ushqim të veçantë janë betaglukanet, fibra të tretshme që mbrojnë zemrën dhe arteriet, duke luftuar kolesterolin dhe diabetin.
Kivi
Janë një burim i shkëlqyeshëm i fibrave dhe vitaminës C. Fruti është e pasur me ujë dhe substanca të dobishme për trupin. Prania e lartë e fibrave vegjetale e bën këtë frut ideal për ata që duan të rregullojnë tranzitin e zorrëve, kullojnë lëngje të tepërta dhe të ndihen më të lehtë.