Lifestyle Live From Tirana

Njihuni me trendet më të fundit të tatuazheve nga Elena Papajovan!

E ftuar në studion e “Live from Tirana” ishte artistja e tatuazheve Elena Papajovan për të folur rreth kujdesit që ne duhet të tregojmë ndaj tatuazheve në stinën e verës, si dhe trendet e fundit.

A ka trende këtë vit për tatuazhet?

Tatuazhi për mendimin tim është shumë personal dhe të shpreh ty. Ka më shumë stile tatuazhi që janë trend. Nëse në fillim kanë qenë format shumë të guximshme, figura me linja të trasha, me ngjyra të ndritshme tipike të stileve tradicionale, tani është ‘fine line’ dhe mikrorealizmi, kjo e fundit të bësh imazhe sa më të vogla me një sasi sa më të madhe të detajeve. Por ka dhe imazhe që janë trend. Zakonisht vajzat preferojnë disa imazhe që janë më të lehta, më femërore dhe përfundojnë duke përsëritur disa imazhe specifike.