Art & Kulturë Bota Botë e Çuditshme Lifestyle

Njihuni me termin e ri që komuniteti LGBTQ+ në Angli po kërkon të përdoret…

Komuniteti LGBTQ+ në Angli, së fundmi ka kërkuar që termi ‘nënë’ të hiqet nga përdorimi në dokumentat e vendit të punës dhe dokumente të tjera, dhe në vend të saj të përdoret ‘prind që ka lindur’. Qendra Ndërkombëtare Biografike “Ibc” shkruan se komuniteti LGBTQ+ ka deklaruar se përdorimi i gjuhës gjinore do të parandalojë që punëdhënësit të vendosin pabarazi gjinore mes meshkujve dhe femrave.

Sipas tyre, fjala ‘baba’ gjithashtu duhet të shmanget, si pjesë e shtytjes drejt gjuhës asnjanëse gjinore. Ky komunitet gjithashtu kërkoi që njerëzit të cilët vetëidentifikohen si femra duhet të jenë në gjendje të përdorin tualetet e femrave dhe dhomat e tyre të zhveshjeje, pavarësisht nga gjinia që u është caktuar që në lindje.

Ndër të tjera, kërkuan që vendet e punës duhet të përpiqen drejt krijimit të kodit të veshjes neutrale gjinore, banjave të të gjitha gjinive dhe mbulimit të kujdesit shëndetësor për punonjësit transgjinorë. Ndërkohë ky komunitetet po vazhdon të lobojë në lidhje me të drejtën e tyre për të njohur ligjërisht marrëdhëniet apo familjet e tyre, si dhe për t’u kujdesur për fëmijët e tyre apo për t’i birësuar ata.

Sipas Ambasadës PINK në vendin tonë, përveç kërkesave të përhershme nga komuniteti LGBTQ+ dhe organizatave të tjera të cilat angazhohen në fushën e të drejtave të njeriut, qeveritë shqiptare kanë patur edhe presionin ndërkombëtar në lidhje me bërjen e ndryshimeve në ligjin për birësimet dhe në Kodin e Familjes.

Ambasada PINK në Shqipëri, kërkoi zyrtarisht që personat LGBTIQ+ të gëzojnë të drejtën e birësimit të fëmijëve dhe barazisë në martesë. Nisur nga propozimet që Ministria e Drejtësisë ka paraqitur për konsultim së fundi për disa ndryshime dhe përmirësime në ligjin për birësimet dhe në Kodin e Familjes, Ambasada PINK kërkoi që ndryshimet e propozuara të eleminojnë diskriminimin e hapur që u bëhet personave LGBTI,Q+ si në Ligjin e Birësimeve ashtu edhe në Kodin e Familjes. Pavarësisht kërkesave të brendshme dhe presionit ndërkombëtar që Shqipëria të garantojë barazinë në martesë dhe përgjegjësitë që vijnë me të, vendi ynë vijon të diskriminojë haptazi personat LGBTIQ+ nga e drejta për të njohur ligjërisht marrëdhëniet apo familjet e tyre, për t’u kujdesur për fëmijët e tyre apo për të birësuar. Sot në Europë 26 Shtete njohin barazinë në martesë dhe bashkëjetesë: 14 shtete zyrtarisht njohin barazinë në martesën civile në seks të njëjtë dhe 12 të tjera njohin bashkëjetesën civile.