Tech

Njihuni me telefonat që nuk do mund ta përdorin më aplikacionin WhatsApp!

35 telefona nga markat e njohura, duke përfshirë Samsung, Motorola, Sony dhe Apple, nuk do të marrin më përditësime të WhatsApp, ka zbuluar një raport i ri. Në përditësimin e saj të fundit, platforma në pronësi të Meta-s ka ndryshuar kërkesat minimale të sistemit, duke prekur përdoruesit me telefona më të vjetër.

Lista përfshin Samsung: Galaxy Note 3, Galaxy S3 Mini, Galaxy S4 Mini, Galaxy Ace Plus, Galaxy Core, Galaxy Express 2, Galaxy Grand, Galaxy Note 3 dhe Galaxy S4 Zoom, iPhone 5, iPhone 6, iPhone SE, iPhone 6S dhe iPhone 6S Plus, Moto G dhe Moto X, Ascend P6 S, Ascend G525, Huawei C199, Huawei GX1s dhe Huawei Y625, Lenovo 46600, Lenovo A858T, Lenovo P70 dhe Lenovo S890, Xperia Z1 dhe Xperia E3, Optimus 4X HD, Optimus G, Optimus G Pro dhe Optimus L7. Ndryshimi i politikës do të ketë implikime të rëndësishme për përdoruesit.

Pavarësisht ndërprerjes së shitjeve, shumë ende përdorin këta telefona, por do të duhet të pajisen me një telefon më të ri për të vazhduar përdorimin e WhatsApp. Prodhuesit e telefonave inteligjentë zakonisht mbështesin pajisjet për vetëm disa vjet, kështu që aplikacionet si WhatsApp optimizohen për versionet më të reja të softuerit. Aplikacioni ka vendosur këto kërkesa të reja për të siguruar që përdoruesit të përfitojnë nga veçoritë dhe funksionalitetet më të fundit të sigurisë.

WhatsApp ka mbi 3 miliardë përdorues aktiv mujorë, duke e bërë atë një nga aplikacionet më të njohura të mesazheve në mbarë botën. Pavarësisht popullaritetit, përdoruesit kanë dëshiruar më shumë opsione të personalizuara. Me sa duket, ndryshime të tilla do të prezantohen së shpejti. Në versionin më të fundit beta të WhatsApp për iOS, mediat e huaja kanë zbuluar se Meta po ndërhyn me një veçori të re. Me funksionin e ri, përdoruesit do të jenë në gjendje të zgjedhin një ngjyrë dhe sfond të ri për temën e paracaktuar të bisedës.