Celebrities Gossip Lajmet e fundit Showbiz

Njihuni me të ftuarit e episodit të rradhës në “Më lër të flas”!

Donaldi dhe Romeo Veshaj më në fund kanë nisur emisionin e tyre të shumëkomentuar. “Më lër të flas” u bë një shprehje identifikuese për Donaldin në “Big Brother Vip” teksa në përballje me banorët e tjerë kërkonte ta linin të fliste. Nga kjo gjë mori spunto ideja për një format televiziv që do jetë ҫdo të premte në ekranin e Top Channel, me të ftuar, me batuta, ngacmime dhe shumë emocione.

Në këtë episod të tretë të emisionit, vetëm pak më parë me anë të një promoje, vëllezërit Veshaj kanë zbuluar të ftuarit e rinj të kësaj jave. Këtë të premte do të jenë dy të ftuar, që do të vijnë me shumë të qeshura dhe me rrëfime ekskluzive dhe do të jetë pikërisht Sara Hoxha dhe Arbër Hajdari.

 

Episodin e kaluar në “Më lër të flas”, vëllezërit Veshaj kishin ftuar reperin e njohur Gjiko, i cili ka qenë i përfolur së fundmi lidhur me një akuzë shumë të rëndë për mashtrim dhe përdhunim të një të miture para disa vitesh dhe lidhur me këtë për herë të parë në një intervistë, reperi reagoi. Gjithashtu e ftuar në episodin e fundit ka qenë edhe Megi Pojani dhe Beniada Nishani, ku kjo e fundit u pyet lidhur me marrëdhënien e saj me Einxhel Shkirën, ish- banore e ‘BBV’ me të cilën modelja krijoi një shoqëri shumë të mirë brenda shtëpisë, megjithatë kudo po përflitej se mes tyre miqësia ishte prishur dhe lidhur me këtë foli vetë Beni.