Bota Botë e Çuditshme

Njihuni me Simba-n, dhia me veshët aq të gjatë sa gati mund të ‘fluturojë’!

Para se të filloni të lexoni këtë artikull, duhet t’ju përgatisim për diçka përpara se të njiheni me dhinë e vogël e quajtur Simba. Ne nuk duam që ju të qeshni dhe ta bëni atë të ndihet në siklet. Simba ka veshë super të gjatë… Po po, ashtu siç e dëgjuat!

Mbase edhe më gjatë nga sa jeni duke e imagjinuar. Po flasim për veshë kaq të gjatë, sa Simba mund të pengohet tek to. Madje, aq të gjatë sa për pak mund ta imagjinoni Simba-n duke ‘fluturuar’ me to, njësoj si në filmin e animuar me elefantin Dumbo.

Veshët e Simba-s janë të gjatë plot 46 cm, gjë që e bën atë të duket disi gazmore. Ata varen poshtë në të dyja anët e fytyrës së saj të vogël e të ëmbël dhe tunden kur fryn erë.

Simba është një nubian, një racë dhie e njohur për veshët e saj të gjatë që shërbejnë për një qëllim të rëndësishëm,që të ndihmojnë në mbajtjen e trupit të freskët në mot të nxehtë. Por edhe sipas standardeve nubiane, veshët e Simba-s janë aq shumë të gjatë, sa ajo ka fituar një rekord botëror. Le të themi se ajo është vërtet e pajisur mirë për valën e të nxehtit.

Kjo është e dobishme, pasi në Karaçi, Pakistan, ku jeton dhia, aktualisht është 32°C. Ndoshta ajo mund të mësojë t’i rrotullojë ato me shpejtësi të madhe, si një lloj pajisjeje natyrale të ventilatorit…