Kur njerëzit mendojnë për inteligjencën artificiale, imazhet që shpesh vijnë në mendje janë të robotëve si “The Terminator”. Për shumë vite, në filma fantastiko-shkencorë na është treguar se IA shpesh përdoret për të keqen sesa për të mirën. Pra ajo që ne zakonisht nuk mund ta lidhim me AI është arti dhe poezia.
Megjithatë kjo është pikërisht ajo që Ai-Da, një robot shumë realist i shpikur nga Aidan Meller në Oksford, Anglia qendrore, e kalon kohën duke krijuar. Ai-Da është artistja e parë ultra-realiste e robotëve humanoidë në botë e cila dha një performancë publike të poezisë që ajo shkroi duke përdorur algoritmet e saj në nder të poetit të madh italian Dante.
Recitali u zhvillua në Muzeun e njohur Ashmolean të Universitetit të Oksfordit si pjesë e një ekspozite që shënon 700 vjetorin e vdekjes së Dantes. Poema e Ai-Da u përshkrua si “thellësisht emocionuese” nga Meller. Meller tha se aftësia e Ai-Da për të imituar shkrimin njerëzor është shumë e madhe. Meller tha për CNN se:
Projekti Ai-Da u zhvillua për të trajtuar debatin mbi etikën e zhvillimit të mëtejshëm të AI për të imituar njerëzit dhe sjelljen njerëzore. Më në fund po na duket të gjithëve se teknologjia ka një ndikim të madh në të gjitha aspektet e jetës dhe ne po kërkojmë të kuptojmë se sa shumë mund të bëjë kjo teknologji dhe çfarë mund të na mësojë për veten tonë.
Meller tha se një gjë kryesore që ai dhe ekipi që punon me Ai-Da kanë mësuar gjatë zhvillimit të saj është se projekti nuk i ka mësuar se sa “njerëzore është ajo, por na ka treguar se sa robotikë jemi ne si njerëz”. Ndërsa Ai-Da ka mësuar se si të imitojë njerëzit bazuar në sjelljen tonë, Meller thotë se projekti ka treguar se sa të zakontë janë qeniet njerëzore dhe se si ne priremi të përsërisim veprimet, fjalët dhe modelet e sjelljes.
Nëpërmjet Ai-Da dhe nëpërmjet përdorimit të AI, ne mund të mësojmë më shumë për veten se kurrë më parë. Ai-Da na lejon të fitojmë një pasqyrë të re në modelet tona dhe zakonet tona, pasi ne e shohim që ajo i imiton ato drejt para nesh.
Theksojmë, se një kompani teknologjie po ofron mbi 200 mijë dollarë për njerëzit që janë të gatshëm t’ia dorëzojnë të drejtat e fytyrës dhe zërit të tyre një roboti. Kompania “Promobot” po bën robotë të rinj hiperrealistë dhe ata duan t’i bazojnë ata nga njerëzit e vërtetë që të duken më të gjallë.