Tashmë kemi pasur rastin të njihemi me robotët me katër këmbë, të cilët ngjajnë me qentë, nga kompania Boston Dynamics dhe MAB Robotics. Ato zakonisht zbukurohen me një pamje dhe disa funksione, të cilat në vetvete janë të tmerrshme. Tani, MAB Robotics ka krijuar dhe shfaqur robotin me këmbë Honey Badger që mund të ecë nën ujë.
Është interesante se hapat që ai hedh nën ujë krijojnë një tingull të çuditshëm, i cili është tmerrësisht alarmues. Duket sikur ekipi inxhinierik punësoi John Carpenter për të krijuar muzikën për këtë robot dhe është veçanërisht e dukshme dhe e frikshme se si roboti lëviz dhe i afrohet kamerës.
Rikujtojmë se një spital gjerman me dëshirën për të kënaqur stafin e tij me vakte të ngrohta gjatë gjithë kohës, ka mundësuar një kuzhinë robotike. Kjo kuzhinë përgatit deri në 120 vakte të ndryshme brenda pak minutash, tha një bashkëthemelues i prodhuesit të kuzhinës robotike GoodBytz.
Duke qëndruar në mensën e Spitalit Universitar të Tuebingen në Gjermaninë jugore, Kevin Deutmarg nga GoodBytz tregoi robotin duke thënë se kjo kuzhinë ka edhe një figorifer ku qëndrojnë përbërësit të organizuar në poricione. Porosia për pjatën e përzgjedhur bëhet përmes një ekrani me prekje. “Gama përfshin ushqimet tradicionale gjermane si Koenigsberger Klopse (qofte), thjerrëza etj. Megjithatë kemi edhe gatime tradicionale aziatike, gatime italiane, shumëllojshmëri të gjerë makaronash.”