Celebrities Fashion

Njihuni me prapaskenat e veshjeve ikonike të filmave më të famshëm!

Mesatarisht, shpenzohen 9,000$ – 20,000$ për veshjet nëpër filma. Këto para shpesh nuk janë të mjaftueshme dhe krijuesit e kostumeve duhet të punojnë vërtet shumë për të bërë rroba të bukura që mund t’i shprehin personazhet ashtu siç duhet.

Interesi për kostumet e filmave është gjithmonë maksimal. Ndonjëherë, ato janë kaq mbresëlënës sa na bëjnë të dëshirojmë të zbulojmë se kush i krijon.

Do të shohim se si kanë dashur t’i portretizojnë dizajnerat personazhet më të rëndësishëm si dhe vështirësia që qëndron pas.

“Basic Instict”

Dizajneri i veshjes: Ellen Mirojnick.
Catherine Tramell, e portretizuar nga Sharon Stone, është një ‘femër fatal’ e vërtetë. Por ajo duket si një bjonde klasike.

Dizajnerët e kostumeve dëshironin që rrobat e saj të kishin ngjyra neutrale dhe nuk i stilonin veshjet në mënyrë që të ekspozohej më shumë seç duhej. Dhe në fillim, ajo ka veshur një ‘kardigan’ shumë të bukur ngjyrë bezhë.

Dhe më pas, shohim veshjen ikonike nga skena e marrjes në pyetje. Ngjyra e dritës nuk e bën atë shumë zbuluese, por shikuesit tashmë e kuptojnë se ajo nuk është aq e thjeshtë. Personazhi është një manipuluese që di të përdorë rrobat në avantazhin e saj.

“Atomic Blonde”

Dizajneri i veshjes: Cindy Evans.
Ky film “thriller” është i mbushur me atmosferën e Gjermanisë në fund të viteve ’80 dhe rrobat luajtën një pjesë të rëndësishme. Cindy Evans studioi foto të vjetra dhe u përpoq të mbante estetikën e romanit grafik, bardh e zi, në të cilin bazohet filmi.

Kjo është arsyeja pse personazhi kryesor preferon bardh e zi për rrobat e saj. Shprehet imponimi i modës që është jashtë kohe dhe është shumë e ndryshme nga personazhet e tjerë. Nga rruga, ajo vesh marka të shtrenjta si “Max Mara”, “Dior”, “Yves Saint Laurent” dhe “John Galliano”.

Charlize Theron, e cila luajti rolin kryesor, jo vetëm që duhej të vishej me rroba të bukura, por edhe të bënte lëvizje të vështira. Për fat të mirë, palltot e saj nuk i kufizuan lëvizjet.

“The Tourist”


Dizajneri i veshjes: Koleen Atwood.
Colleen Atwood kombinoi të vjetrën me modernen, për të krijuar një botë më elegante. Kjo është arsyeja se pse nuk ka rroba ‘ulëritëse’ në film, vetëm ngjyra neutrale dhe thjeshtësi elegante.

Kjo është pikërisht ajo që vesh personazhi kryesor. Fakti që fsheh shumë sekrete, lë të kuptohet jo vetëm nga rrobat e saj, por edhe nga detajet e tyre, si dorezat dhe buzëkuqi i kuq, apo shirita me ngjyrë pjeshke në bel. Këto gjëra të vogla i tregojnë shikuesit se ajo është një grua misterioze.

 “The Addams Family”

Dizajneri i veshjes: Ruth Myers.
Ruth vendosi që familja Addams të duket si aristokratë. Kështu që, nëna e familjes ndryshon veshjen 3 herë në ditë: në mëngjes, ajo vesh një fustan të thjeshtë, gjatë ditës diçka më ekzotike, dhe në mbrëmje më ekstravaganten që kishte, dantella dhe xhevahire të zeza.

Veshja më mbresëlënëse ishte një pallto me një kapuç të bazuar në veshjet e epokës “Edwardian”.

Gjithashtu, Ruth dëshironte që Mortia të lëvizte si një qenie ndryshe nga të tjerët. Ajo përdori korse për të ndihmuar në zgjatjen e trupit të personazhit.

 “Pretty Woman”


Dizajneri i veshjes: Marilyn Vance.
Për ta kuptuar më mirë karakterin, duhet të shikoni në 4 nga veshjet e saj: çizme të larta deri në gju, një fustan koktejli i zi, një fustan “polka” dhe një veshje elegante e bardhë.

Ato tregojnë evolucionin e një personaliteti që e kupton se “Më pak është më shumë”, një parim që ajo duhet të ndjekë me veshjet e saj.

Kur krijoi pamjen e parë, Vance u frymëzua nga një palë rroba banje me një unazë metalike që ishte e njohur në vitet ’70. Kjo veshje e bëri trupin e Julia Roberts të duket më tërheqës. Marilyn gjeti çizmet e larta deri në gju në një butik në Londër dhe bereta e famshme i përkiste asaj.